Lidhje

Rrëmbehet në Kolombi një gazetar francez


Zyrtarët kolombianë thonë se një gazetar francez figuron i humbur pasi misioni ushtarak që ai po mbulonte u sulmua nga kryengritësit majtistë në jug të Kolombisë.

Ministri i Jashtëm francez, Alan Zhyp, tha dje se Romeo Langlois, reporter i kanalit të lajmeve Francë 24 “u zu rob” gjatë shkëmbimit të zjarrit. Ai nuk dha hollësi se kush po e mban gazetarin dhe ku, ose nëse rrëbyesit ishin në kontakt me autoritetet franceze apo kolombiane.

Ministria e Mbrojtjes e Kolombisë tha se Langlois ishte me forcat policore dhe ushtarake në një mision për çmontimin e laboratorëve të drogës në xhunglën e shtetit jugor Caqueta.

Ajo tha gjithashtu se tre ushtarë dhe një polic u vranë dje gjatë shkëmbimit të zjarrit me kryengritësit e FARC-ut. Pesë ushtarë që më parë u njoftuan të humbur, u gjetën të gjallë.

XS
SM
MD
LG