Lidhje

Sot u rrëzua muri i ngritur në Mitrovicën e veriut

  • Leonat Shehu

Të dielën në Mitrovicën e veriut u rrëzua muri i ngritur në dhjetor të vitit të kaluar nga autoritetet komunale në atë zonë. Rrënimi i murit pasoi një marrëveshje me qeverinë qendrore të ndërmjetësuar nga ambasada amerikane në Prishtinë dhe zyra e Bashkimit Evropian. Muri kishte nxitur debate dhe pakënaqësi të shumta për më shumë se dy muaj dhe ishte pjesë e zhvillimeve që nxitën tensione të larta ndërmjet Kosovës e Serbisë.

XS
SM
MD
LG