Mediat iraniane thonë se një aeroplan iranian udhëtarësh me të paktën 90 veta në bord u rrëzua afër qytetit veripërëndimor Urumiyeh.
Agjencia e lajmeve Farsi njoftoi se 50 persona arritën të mbijetojnë. Numri i të mbijetuarve nuk është konfirmuar nga qeveria. Shkaqet e rrëzimit ende nuk dihen.
Irani ka patur një numër aksidentesh ajrore, shpesh për shkak të aeroplanëve të vjetëruar dhe mirëmbajtjes së dobët të tyre.