Lidhje

Rritet me shpejtësi industria e sigurisë private në Pakistan


Rritet me shpejtësi industria e sigurisë private në Pakistan
Rritet me shpejtësi industria e sigurisë private në Pakistan

Ndërsa gjendja e sigurisë në Pakistan po keqësohet, industria e sigurisë private po rritet me ritme të shpejta. Kompanitë po investojnë miliona dollarë për stërvitje dhe për të modernizuar operacionet e sigurisë.

Industria e sigurisë private është një nga punëdhënësit kryesorë në Pakistan.

Një prej këtyre kompanive është “Security 2000” që ka një qendër stërvitjeje në Karachi, ku rekrutët mësojnë se si të qëllojnë.

Në Pakistan ka rreth 400 agjenci private sigurie që ofrojnë punë për mijëra të papunë.

Sipas një llogaritjeje nga një shoqatë e këtyre agjencive në Pakistan, në vend ka mbi 300 mijë roja të sigurisë private.

Ata paguhen rreth 10 mijë rupees në muaj (rreth 120 dollarë), shumë më tepër sesa rroga minimale që është 6 mijë rupees në muaj (71 dollarë).

Rojat dhe truprojat e specializuara të sigurisë pahugen edhe më shumë, rreth 300 dollarë në muaj.

Security 2000 është një organizatë e madhe me rreth 10 mijë të punësuar në gjithë Pakistanin, por nevoja për rekrutë të rinj është e madhe.

Kompania thotë se i është dashur që të mos pranojë disa kontrata, sepse nuk e përballon dot kërkesën e lartë për shërbime sigurie.

Trajnimi bëhet me dy pjesë.

Në fillim është pista e qitjes ku rekrutët mësojnë të përdorin pistoletat dhe armët automatike.

Më pas vjen mësimi në klasë, që nga etika e përdorimit të një armë zjarri dhe marrëdhëniet me publikun.

Ata mësojnë gjithashtë se si të veprojnë në rastet e rrezikut të sulmeve vetëvrasëse.

Togeri në pension Ikbal Mahmood stërvit rojat tek një firmë sigurie.

“Nëse dikush është i mbështjellë më një veshje të bardhë, është shenjë se personi është bërë gati të vdesë (sipas traditës myslimane, trupi të vdekurit duhet mbështjellë vetëm nga një pëlhurë e bardhë). Kjo është shenja e parë. Së dyti kur përmasat e trupit nuk janë të rregullta; vecanërisht nëse kraharori është më i ngritur sesa c’duhet të duket normalisht, është një tjetër shenjë se mund të kemi të bëjmë me një autor sulmi vetëvrasës”.

Ai shton se rojave u mësohet që të dallojnë shenjat dhe të paralajmërojnë. Nëse paralajmërimi shpërfillet dhe ekziston rreziku për sulm, atëherë rojat duhet të qëllojnë direct të dyshuarin.

“Në përgjithësi ata që përdoren si terroristë janë të rinj mes moshës 15 dhe 20 vjec dhe natyrisht që janë më nervozë. Nëse shikojmë dikë që përputhet me këtë përshkrim, duke parë përreth me nervozizëm, atëherë ne e dimë që ky person po vepron në mënyrë të dyshimtë dhe marrim masa. Dhe kur ai përpiqet të sulmojë ne hapim zjarr. Por në fillim ne u themi rojave që të paralajmërojnë, nëse ndalojnë kur ne i paralajmërojmë shumë mirë, nsëe jo atëherë hapim zjarr direkt kundër tyre”.

Sipas zyrtarëve të qeverisë, Karachi ka 27 mijë vetë personel sigurie në shërbim aktiv, duke mbrojtur afro 20 milionë vetë. Megjithatë kjo shifër është 13 mijë më pak sesa numri i përgjithshëm sesa numri total i rojave të sigurisë që punojnë në qytet.

Industria e sigurisë kap vlerën rreth 60 milionë dollar në vit, sipas llogaritjeve të qeverisë.

Po të shkosh në një hotel luksoz në Pakistan e shikon se për cfarë shpenzohen paratë.

Makinat që hyjnë në hotel kalojnë përmes pikave të kontrollit, të siguruara me blloqe hidraulike, kamera për të kontrolluar nën automjete, qen përgjues, makina për kontroll bagazhesh dhe roja të armatosura.

Zahid Shah është menaxher i sigurisë në Hotelin Pearl Continental.

“Ne jemi përpjekur ta ruajmë dhe të vendosim një standard për sigurinë duke konsoliduar masat në këtë hotel me sisteme të ndryshme”.

Klientët e hotelit duhet të kontrollojnë bagazhin me mënyra si ato të aeroportit.

Megjithë madhështinë e hotelit nga brenda, komunikimet në radio dhe rojat e armatosura përjashta nuk të japin ndjesinë e stabilitetit për vizitorët.

Por deri sa gjendja e sigurisë në Pakistan stabilizohet, shpenzimet e sigurisë private është një barrë që vendi duhet ta përballojë.

XS
SM
MD
LG