Lidhje

Rrjedhja e naftës, BP bën prerjen me sukses të tubacionit të shpuar


Rrjedhja e naftës, BP bën prerjen me sukses të tubacionit të shpuar
Rrjedhja e naftës, BP bën prerjen me sukses të tubacionit të shpuar

Roja Bregdetare e SHBA thotë se kompania BP e ka prerë me sukses një tubacion në pusin e çpuar, që ka shkaktuar një rrjedhje në Gjirin e Meksikës për 6 javë rresht, por se përpjekjet për ta mbyllur të çarën do të jenë të vështira. Admirali i Rojes Bregdetare Thad Allen u tha sot gazetarëve në Luizianë se çarja ishte e çrregullt dhe se do të jetë më e vështirë nga sa pritej për të vendosur një kupolë për mbylljen e saj. BP kishte shpresuar që tubacionit t’i bëhej një prerje e rregullt, por sharra me tehun prej diamandi që po përdorej për të prerë tubin e dëmtuar ngeci dje. U deshën orë të tëra për ta zhbllokuar sharrën dhe atëhere kompanisë ju desh të përdorë gërshërë për prerjen e tubit. Presidenti Obama do të shkojë në Gjirin e Meksikës nesër, për të vlerësuar përpjekjet për bllokimin e rrjedhjes më të madhe të naftës në historinë amerikane.

XS
SM
MD
LG