Lidhje

Rrëzohet një avion udhëtarësh në Rusi


Një avion rus pasagjerësh u rrëzua ndërsa përpiqej të ulej në qytetin e Kazan, duke vrarë 50 njerëzit në bord.

Ministria ruse e Emergjencave tha se avioni i kompanisë Tatarstani Airlines nga Moska po bënte përpjekjen e dytë për ulje sot kur shpërtheu menjëherë pasi goditi pistën e aeroportit, duke vrarë 44 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

Nuk ka njoftime për arsyen e rrëzimit të aeroplanit Boeing, në qytetin Kazan, 720 kilometra në lindje të Moskës.
XS
SM
MD
LG