Lidhje

Rusi: Protesta kundër rikthimit të Putinit në postin e presidentit


Rusi: Protesta kundër rikthimit të Putinit në postin e presidentit
Rusi: Protesta kundër rikthimit të Putinit në postin e presidentit

Mijëra rusë kanë formuar një zinxhir njerëzor duke rrethuar Moskën qendrore për të protestuar ndaj kthimit të mundshëm të kryeministrit Vladimir Putin si president në zgjedhjet e fundjavës së ardhshme.

Protuestuesit u rreshtuan përkrah njëri-tjetrit sot rreth një unaze rrugore 16 kilometra të gjatë, shumica me një fjongo të bardhë që është kthyer në simbole të protestave më të mëdha opozitare që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Zoti Putin u bë kryeministër pasi shërbeu si president nga viti 2000 deri në 2008. Shtatorin e kaluar, ai deklaroi se kishte në plan të kandidonte për president në zgjedhjet e 4 marsit, duke këmbyer vendet me presidentin aktual Dmitry Medvedev.

Protestuesit dolën në rrugë në të njëjtin vend dy të dielat e kaluara kur qindra vetë u dhanë makinave të zbukuruara me fjongo të bardha dhe tollumbace.

XS
SM
MD
LG