Lidhje

Protestë kundër rezultatit të zgjedhjeve në Moskë


Mijëra përkrahës iu përgjigjën thirrjes së kreut të opozitës ruse, Aleksei Navalny për të protestuar kundër rezultatit të zgjedhjeve bashkiake në Moskë, të ciliat ai thotë se janë manipuluar për t’i dhënë fitoren një aleati të presidentit Vladimir Putin.

Aktivisti kundër korrupsionit ka denoncuar rezultatet e zgjedhjeve të së dielës, duke thënë se numërimi i votave ka pasur shumë shkelje serioze. Në protestën e zhvilluar mbrëmë vonë, Navalny kërkoi mbajtjen e një balotazhi në mes të tij dhe rivalit që mbështetet nga Kremlini, Sergei Sobyanin.

Sipas rezultateve të publikuara dje nga Moska, zgjedhjet për bashkinë e kryeqytetit rus i ka fituar Sobyanin, duke siguruar 51 për qind të votave dhe rivali i tij, Navalny ka siguruar 27 për qind të votave. Në zgjedhje morën pjesë edhe 4 kandidatë të tjerë, të cilët kanë mundur të sigurojnë shumë pak vota. Alexei Navalny tha se dukej qartë që kishte patur falsifikim të rezultatit dhe se rivali i tij e kishte siguruar shumicën përmes mashtrimeve. Kandidati i mbështetur nga Kremlini, Sergei Sobyanin, pritej gjerësisht t’i fitonte zgjedhjet. Ai ka shërbyer në të kaluarën si shef kabineti i Presidentit Putin.
XS
SM
MD
LG