Lidhje

Rusi: Putin premton ndërtimin e një ekonomie të re


Владимир Путин
Владимир Путин

Kryeministri rus Vladimir Putin ka premtuar të ndërtojë një ekonomi të re, duke thënë se vendi është bërë tepër i varur tek eksportet e naftës dhe gazit. Komentet e tij u botuan sot nga e përditshmja financiare Vedmosti, ndërkohë që ai synon të fitojë një mandat të tretë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale ruse.

Zoti Putin tha se Rusia nuk mund të lejojë një ekonomi që nuk ofron stabilitet, sovranitet dhe begati.

Zoti Putin tha se Rusia ende përballet me trashëgiminë e Bashkimit Sovjetik, duke shtuar se de-industrializimi ishte një ndër dobësitë më të mëdha të vendit. Ai pohoi se vendi ndeshet me “korrupsion sistematik” dhe u bëri thirrje drejtuesve të bizneseve të përqafojnë konkurrencën e drejtë. Kryeministri rus tha se përpjekjet e Presidentit aktual Dmitri Medvedev nuk kishin arritur të përmirësonin klimën e biznesit.

Kritikët thonë se artikulli nuk kishte substancë dhe ofronte fare pak zgjidhje të mirëfillta.

XS
SM
MD
LG