Lidhje

Rusia dërgon një tjetër akullthyese në detin e ngrirë Okhtosk


Rusia dërgon një tjetër akullthyese në detin e ngrirë Okhtosk
Rusia dërgon një tjetër akullthyese në detin e ngrirë Okhtosk

Rusia ka dërguar një tjetër akullthyese në detin e ngrirë Okhtosk, për të liruar një grup anijesh që janë bllokuar nga akulli me trashësi të madhe për më shumë se një javë.

Agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti tha se sot në mengjes se akullthyesja arriti në gjirin e Sakhalinit në Rusinë Lindore, për t’iu bashkuar një grupi të vogël anijesh shpëtimi, të cilat po përpiqen të lirojnë tre anije me 400 veta në bord, që janë bllokuar në akullin me trashësi prej 2 metrash që nga 31 dhjetori.

Agjencia e lajmeve tha se dy anije të tjera që ishin bllokuar në akull që nga 4 janari janë shpëtuar. Autoritetet thonë se përpjekjet për shpëtimin e anijeve janë penguar nga erërat e forta arktike, shikueshmëria e ulët dhe lëvizjet e akullit në drejtim të Gjirit Sakhalin, që shtrihet afër rajonit të Habarovskit në Rusi.

Po sot, operacionet e kërkim shpëtimit kanë vazhduar në Ngushticën e Tartarit, për një anije peshkimi nga Kamboxhia e cila të premten lëshoi një sinjal për ndihmë. Agjencia e lajmeve Itar-Tas thotë se 11 anëtarët e ekuipazhit janë shtetas rusë.

XS
SM
MD
LG