Lidhje

Rusia dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje ushtarake


Rusia dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje ushtarake
Rusia dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje ushtarake

Rusia dhe Izraeli thonë se kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim ushtarak. Ministri rus i Mbrojtjes Anatoli Serdyukov dhe Ministri izraeli i Mbrojtjes Ehud Barak u takuan sot në Moskë, por nuk dhanë hollësi lidhur me marrëveshjen.

Mediat ruse citonin ministrin Serdyukov të ketë thënë se marrëveshja do të ndihmojë në fuqizimin e marrëdhënieve dy-palëshe mes të dy vendeve dhe se është e rëndësishme për Rusinë që të marrë eksperiencë nga forcat e armatosura izraelite për modernizimin e forcave të armatosura ruse.

Ministri rus tha se vendi i tij ka blerë tashmë 12 avionë pa pilot nga Izraeli dhe se po stërvit 50 ushtarakë për përdorimin e tyre. Ministri i izraelit i Mbrojtjes Barak e ftoi ministrin rus Serdyukov për një vizitë në Izrael. Tel-Avivi ka shprehur më parë shqetësim për marrëveshje armësh të Rusisë me Sirinë dhe Iranin.

XS
SM
MD
LG