Rusia dhe Japonia po ritheksojnë pretendimet e tyre për ishujt Kurile, megjithëse në Moskë po zhvillohen bisedime që synojnë qetësimin e tensioneve.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e quajti si radikal qëndrimin e Japonisë, duke cituar si shembull manifestimin e të hënës të organizuar nga qeveria në Tokio. Zyrtari rus i bëri komentet pas takimit me homologun e tij japonez Seiji Maehara, i cili i quajti ishujt, një rajon autokton të Japonisë.
Rusia ka propozuar që ishujt Kurile të kthehen në një zonë të tregëtisë së lirë, që të nxisë investimet japoneze, por Japonia nuk e ka mbështetur një ide të tillë. Ishujt që ndodhen në Paqësor, në brigjet e lindjes së largme ruse, njihen në Japoni si Territoret Veriore, ndërsa në Rusi si Kurilet Jugore.
Ishujt u pushtuan nga ish Bashkimi Sovjetik në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Për shkak të mosmarrëveshjes rreth tyre Moska dhe Tokioja nuk kanë nëshkruar një traktat paqeje.