Lidhje

Kremlini ngre padi ndaj kritikut Bill Browder


Rusia njoftoi ngritjen e një çështjeje të re penale kundër kritikut të Kremlinit, Bill Browder, financier britanik i lindur në SHBA.

Zyrtarët rusë thonë se ata do të hetojnë akuzat, sipas të cilave zoti Browder ngriti dhe drejtoi në Rusi një "bandë kriminale transnacionale" për të përvetësuar fonde. Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me 20 vjet burg.

Zyrtarët thanë të hënën se do ta përfshijnë zotin Browder në një listë ndërkombëtare të personave në kërkim. Rusia është përpjekur ta bëjë këtë më parë, por kjo nuk u pranua nga Interpol, i cili tha se kërkesa për arrestimin e zotit Browder ishte e motivuar politikisht.

Zyrtarët rusë gjithashtu bënë të ditur teorinë, sipas të cilës zoti Browder, Drejtor Ekzekutiv i firmës Hermitage Capital, qëndron pas vdekjes së ish-punonjësit të tij, Sergei Magnitsky, i cili vdiq në paraburgim në vitin 2009 pasi kishte hetuar një aferë mashtrimesh prej 230 milionë dollarësh, ku dyshohej të ishin përfshirë zyrtarë të lartë rusë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG