Lidhje

Rusia në prag të zgjedhjeve presidenciale


Rusët votojnë nesër në zgjedhjet presidenciale që pritet të risjellin në postin e kreut të shtetit kryeministrin Vladimir Putin, megjithë protestat pa precedent kundër tij dhe partisë së tij në pushtet Rusia e Bashkuar.

Sipas anketës së fundit të opinionit publik para zgjedhjeve, zoti Putin pritet ta shmangë një raund të dytë zgjedhjesh, duke siguruar 62-66 për qind të votës nesër.

Qindra-mijëra rusë kanë dalë në protesta në gjithë vendin që kur Partia e zotit Putin, Rusia e Bashkuar fitoi zgjedhjet parlamentare në dhjetor. Demonstruesit pretendojnë se partia fitoi me vota fallco dhe manipulime, akuza që partia i mohon.

Anketat e fundit tregojnë se 80 për qind e rusëve besojnë se zoti Putin do të rikthehet në postin e Presidentit dhe 57 për qind besojnë se ai është udhëheqësi i vendit, megjithëse zyrtarisht Dmitry Medvedev është president.

XS
SM
MD
LG