Lidhje

Rusia, Polonia forcojnë lidhjet ekonomike


Rusia, Polonia forcojnë lidhjet ekonomike
Rusia, Polonia forcojnë lidhjet ekonomike

Rusia dhe Polonia nënshkruan një numër marrëveshjes që kanë si synim thellimin e lidhjeve ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve.

Presidenti rus Dmitri Medvedev dhe homologu i tij polak Bronislav Komorovski ishin të pranishëm sot në nënshkrimin e marrëveshjeve në Varshavë në fillim të një vizite dyditore të udhëheqësit rus.

Dy qeveritë, që për dekada kanë pasur mosmarrëveshje për një numër çështjesh politike, nënshkruan marrëveshje për tregëtinë, energjinë dhe investimet, përfshirë një pakt për të bashkëpunuar në pastrimin e ndotësve toksikë në Detin Balltik. Presidenti polak shprehu gjithashtu mbështetjen për anëtarësimin e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregëtisë.

Zoti Medvedev është udhëheqësi i parë rus që viziton Poloninë që prej tetë vjetësh. Udhëtimi i tij vjen si pjesë e një lëvizjeje më të gjerë për të përmirësuar marrëdhëniet e Rusisë me perëndimit.

Muajin e kaluar, zoti Medvedev dhe vendet e NATO-s, përfshirë Poloninë ranë dakord të diskutonin bashkëpunimin për sistemin e mbrojtjes nga raketat, një çështje për të cilën Moska ka rezerva të mëdha.

XS
SM
MD
LG