Lidhje

Rusia propozon rezolutë për Sirinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së


Rusia propozon rezolutë për Sirinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Rusia propozon rezolutë për Sirinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Rusia ka propozuar një rezolutë të re në Kombet e Bashkaura në të cilën bëhet thirrje për t’i dhënë fund dhunës dhe vrasjeve në Siti, por nuk kërkon vendosjen e sanksioneve.

Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitali Çurkin, bëri të ditur projektrezolutën dje para Këshillit të Sigurimit të OKB-së prej 15 anëtarësh.

"Duke patur parasysh nevojën për t’i dhënë fund dhunës, duke patur parasysh nevojën për të respektuar të drejtat e njeriut, duke patur parasysh domosdoshmërinë e zgjerimit të reformave dhe veçanërisht për t’i dhënë një mesazh të fortë Lidhjes Arabe, ne i inkurajojmë ata të vazhdojnë përpjekjet dhe të punojnë sëbashku me qeverinë e Sirisë për të vënë në zbatim planet e tyre për vendosjen e misionit monitorues në Siri”.

Ai tha se projektrezokuta i bën gjithashtu thirrje qeverisë së Sirisë për t’i dhënë fund shtypjes së atyre që ushtrojnë të drejtën e tyre për lirinë e shprehjes, mbledhjes dhe organizimit paqësor. Rusia dhe Kina kanë bllokuar përpjekjet e mëparëshme për rezuluta.

Anëtarët perëndimorë të Këshillit, të cilët kanë kërkuar masa të ashpëra kundër qeverisë së Presidentit Bashar al-Asad, e mirëpritën rezulutën, por thanë se nuk ishte e mjaftueshme pasi nuk parashikon vendosjen e sanksioneve.

Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton tha se propozimi i Rusisë është i papranueshëm, por mund të shërbejë si bazë për negociata.

“Por ne do ta studjojmë me kujder projetrezolutën. Ajo duhet të diskutohet me Lidhjen Arabe, e cila ka marrë rolin udhëheqës në përgjigje të zhvillimit të ngjarjeve në Siri. Ne shpresojmë se mund të bashkëpunojmë me rusët, të cilët të paktën për të parën herë, pranojnë se kjo është një çështje që duhet t’i paraqitet Këshillit të Sigurimit”.

Ambasadori i Francës Gerard Araud vuri në dukje se projektrezoluta e Rusisë vjen papritur pas komenteve tronditëse për gjendjen në Rusi që bërë javën e kaluar komisoneria e të drejtave të njeriut Navi Pillai.

Sipas llogarive të Kombeve të Bashkuara, rreth 5 mijë njerëz janë vrarë gjatë 9 muajve të fundit në Siri. Propozimi rus thekson gjithashtu se asgjë një rezolutë nuk duhet interpretuar si autorizim për ndërhyrjen ushtarake në Siri nga ndonjë vend.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun bëri thirrje të mërkurën se “në emër të njerëzimt” ka ardhur koha që komuniteti ndërkombëtar të veprojë dhe se “status kuoja në Siri nuk mund të vazhdojë më gjatë”.

XS
SM
MD
LG