Lidhje

Rusia shqyrton planin e mbrojtjes nga raketat


Rusia shqyrton planin e mbrojtjes nga raketat
Rusia shqyrton planin e mbrojtjes nga raketat

Presidenti i Rusisë Dmitri Medvedev thotë se Moska po shqyrton një propozim të NATO-s për të bashkëpunuar për krijimin e një mbuloje mbrojtëse nga raketat për Evropën.

Zoti Medvedev tha sot se Rusia kërkon më tepër hollësi nga NATO lidhur me formën që do të marrë ky bashkëpunim dhe se do të japë përgjigje vetëm pasi të shqyrtojë propozimet. Zoti Medvedev i bëri këto komente në një konferencë të përbashkët shtypi me homolëgot e tij francez dhe gjerman, pas dy ditë bisedimesh në Francën veriore. Ai tha po ashtu se do të marrë pjesë në një takim të udhëheqësve të NATO-s muajin e ardhshëm në Lisbonë.

Franca dhe Gjermania thonë se duan ta përfshijnë Rusinë më tepër në çështjet e sigurisë evropiane. Por anëtarë të tjerë të BE-së kanë qenë më pak entuziastë lidhur me këtë ide.

XS
SM
MD
LG