Lidhje

Rusia urdhëron largimin e një diplomati amerikan


Rusia deklaroi “person të padëshiruar” dhe urdhëroi largimin e menjëhershëm të një punonjësi të ambasadës amerikane, i akuzuar se ishte përpjekur të rekrutonte një zyrtar të zbulimit rus për të punuar për CIA-s.

Masa erdhi sot pasi Shërbimi Federal i Sigurimit rus njoftoi se kishte mbajtur nën arrest për një kohë të shkurtër një qytetar amerikan, të identifikuar si Ryan Fogle.

Shërbimi rus i Sigurimit tha se zoti Fogle ishte punësuar si një sekretar i tretë në departamentin politik të ambasadës amerikane në Moskë, por ka punuar gjithashtu për CIA-n. Agjencia tha se ai u kap me pajisje të posaçme teknike, një sasi të madhe parash dhe një letër për rusin që ai po përpiqej të rekrutonte.

Media në Rusi citoi letrën t’i ofronte zyrtarit të zbulimit rus 100 mijë dollarë për të filluar punë dhe me mundësinë e pagesës deri në 1 milion dollar për "bashkëpunim afat-gjatë."

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit konfirmoi se një anëtar i stafit të ambasadës amerikane u arrestua dhe më pas u lirua. Zëdhënësi nuk pranoi të komentojë më tej për këtë çështje.
XS
SM
MD
LG