Lidhje

Manovrat ushtarake të Rusisë

Të shtunën ishte dita e fundit e manovrave ushtarake të Rusisë, ku u përfshinë helikopterë, avionë luftarakë dhe tanke.

Manovrat Vostik që zgjatën për një javë, u zhvilluan në një sipërfaqe të gjerë, që u shtri në Siberi, Lindjen e Largët dhe në oqeanet Arktiv dhe Paqësor, ishin një ekspozim i fuqisë ushtarke të Moskës dhe Pekinit në një periudhë të shtimit të tensioneve me Shtetet e Bashkuara.

Krahas trupave ushtarake, në manovra u përfshinë 1 mijë avionë dhe 36 mijë tanke dhe mjete të tjera luftarake ruse, në mesin e tyre edhe nëndetëse. Manovrat e këtij viti ja kaluan edhe atyre që deri më sot njiheshin si manovrat më të mëdha sovjetike, të vitit 1981.

This item is part of

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG