Lidhje

Rusia po zgjeron masat për “agjentët e huaj”


Dhoma e ulët e Parlamentit rus, miratoi me shumicë votash miratoi projektligjin që i mundëson qeverisë t’i cilësojë gazetarët, blogerët dhe shfrytëzuesit e medieve sociale si agjentë të huaj.

Dokumenti që ende pret miratimin e Këshillit Federal, Dhomës së Sipërme dhe nënshkrimin e presidentit Vladimir Putin, për të hyrë në fuqi, zgjeron masat aktuale për “agjentët e huaj” që vënë në shënjestër medie të caktuara dhe Organizatat Joqeveritare ruse.

Ligjet janë kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut si tejet kufizues, por janë lavdëruar nga besnikët e Kremlinit si thelbësorë për të mbrojtur sovranitetin e Rusisë.

Sipas versionit të ri të zgjeruar, kufizimet tani do të zbatohen për gazetarët dhe individët që punojnë për mediet e përcaktuara si agjentë të huaj nga ministria ruse e Drejtësisë.

Masa e re do t'u kërkojë atyre që punojnë për mediet e dyshuara që të etiketojnë çdo material të publikuar si "të prodhuar nga një agjent i huaj" dhe personalisht t'u nënshtrohen auditimeve të rregullta dhe inspektimeve të punës dhe financave të tyre.

Punonjësit dhe kontraktuesit e Zërit të Amerikës, Radios Evropa e Lirë dhe disa projekteve partnere të ndërlidhura - siç është Current Time, duket se mund të jenë shënjestrat kryesore të projektligjit të ri.

Mediet e financuara nga qeveria amerikane aktualisht janë të vetmet në listën e zezë të agjentëve të huaj të hartuar nga ministria ruse e Drejtësisë në vitin 2017.

Megjithatë, duke pasur parasysh formulimin e paqartë të masës, përcaktimi i agjentëve të huaj mund të zbatohet edhe për individë që shpërndajnë përmbajtje të “dyshuar mediatike’ - një veprim që mund të ketë pasoja të konsiderueshme për blogosferën dhe medien sociale të Rusisë, që konsiderohen kryesisht platforma të hapura për debate politike.

Se si do t’i zbatojnë autoritetet ruse masat kufizuese ndaj individëve, është ende e paqartë.

Bashkautori i projekt-igjit, kryetari i Komisionit të Dumës për Hetimin e Ndërhyrjes së Jashtme në Punët e Brendshme të Rusisë, Vasily Piskarev, mbrojti me forcë ligjin si një domosdoshmëri - duke ju referuar gjetjeve të komisionit të tij që akuzoi disa media të huaja dhe vendase për ndërhyrje në zgjedhjet rajonale të vjeshtës në Rusi.

Ato votime qenë dëmtuar nga ndalimi i pothuajse të gjithë kandidatëve të opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje - duke shkaktuar një valë protestash në rrugë gjatë verës në Moskë. Derisa mediet e huaja dhe të pavarura mbuluan ngjarjet, transmetuesit shtetëror rus kryesisht injoruan zemërimin e votuesve.

“Shikuesit dhe lexuesit rus kanë të drejtë të dinë për rrënjët e këtyre medieve dhe prej nga i marrin paratë”, tha Piskarev pas votimit të së enjtes në Duma.

"Pas përfshirjes në regjistër, këta qytetarë dhe medie mund të vazhdojnë veprimtaritë e tyre krijuese dhe të publikojnë, por duke plotësuar kushtet e caktuara”, shtoi ai.

Vasily Piskarev gjithashtu nguli këmbë se Rusia thjesht po prezantonte masa për të pasqyruar ato me të cilat përballen gazetarët rusë diku tjetër - një referencë e qartë për atë që Rusia e cilëson si keqtrajtim të rrjetit ‘RT (Russia Today) America’ dhe gazetarëve të tij.

Rrejti ‘RT America’ është detyruar të regjistrohet si agjent i huaj në Departamentin amerikan të Drejtësisë në vitin 2017, një veprim që nxiti masa të ngjashme ndaj medieve të të financuara nga qeveria amerikane.

Grupet e të drejtave të njeriut paralajmërojnë se ligji i ri i agjentëve të huaj, do të dëmtojë edhe më shumë qasjen e rusëve në lirinë e fjalës.

"Ligji ri për ‘agjentët e huaj’ thjesht ka për qëllim të heshtë zërat kritikë dhe të kufizojë më tej të drejtën e qytetarëve rus për qaje në informacion," tha Hugh Williamson, drejtori i Human Rights Watch për Evropën dhe Azinë Qendrore, në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të organizatës.

Gazeta e përditshme ruse Kommersant, një botim i favorizuar nga Kremlini dhe i njohur për kritika të lehta të politikës shtetërore, vuri në dukje se paqartësia e ligjit lë mundësinë që gati "gjysma e vendit" do të rrezikojë nga zbatimi i dispozitave të tij, përfshirë rusët që punojnë në ndërmarrje me fonde të huaja ose shkencëtarë që marrin mbështetje ndërkombëtare.

Ligjet për agjentët e huaj, u prezantuan për herë të parë në vitin 2012, në një përpjekje për t'u dhënë fund fondeve të huaja për OJQ-të ruse, një veprim për të cilin mbrojtësit e shoqërisë civile thanë se ishte jehonë e periudhës sovjetike, kur ato krahasoheshin me tradhtarë dhe spiunë të mundshëm.

Në të vërtetë, presidenti Putin argumentoi në atë kohë se OJQ-të me financim të huaj ishin më pak të interesuara për zhvillimin e shoqërisë civile dhe më shumë synonin nxitjen e një revolucioni për mbështetësit e tyre perëndimorë.

Të gjetura para zgjedhjes për të identifikuar veten si agjentë të huaj ose për t’u ndëshkuar me dënime në rritje dhe gjobitje të caktuara nga gjykata, shumë organizata zgjodhën të mbyllin dyert.

Ministria e Drejtësisë tha muajin e kaluar se e ka shtuar në listën e agjentëve të huaj edhe Fonacionin Kundër Korrupsionit, një OJQ e drejtuar nga udhëheqësi opozitar dhe kritiku i Kremlinit, Alexey Navalny.

Masa u mor pasi që organizata - e cila i ka shkaktuar kokëdhembje Kremlinit me një seri hetimesh kundër korrupsionit dhe keqpërdorimeve të qeverisë - mbështeti një sërë protestash pro-demokracisë gjatë verës, gjatë të cilave u arrestuan mbi 2 mijë protestues.

Zyrtarët në Rusi e arsyetuan vendimin duke thënë se organizata - e cila mbahet nga dhurimet e qytetarëve rus - kishte pranuar dy transfere të vogla bankare nga jashtë vendit.

Më pas, në fillim të nëntorit Gjykata e Lartë e Rusisë shfrytëzoi masat për të vendosur për shpërbërjen e organizatës “Për të Drejtat e Njeriut”. një organizatë me rrënjë që në lëvizjen disidente sovjetike, e cila mbronte të drejtat e rusëve të arrestuar në spastrimet e policisë lidhur me trazirat e verës.

Duke folur në radiostacionin Echo të Moskës, themeluesi i organizatës, 78 vjeçari Lev Ponomarev, kritikoi zgjerimin e ligjeve për agjentët e huaj.

"Kjo është me siguri, gozhda e fundit në arkivolin e lëvizjeve për të drejtat e njeriut në Rusi - pasi të gjitha organizatat e të drejtave të njeriut financohen nga fondacionet e huaja," tha ai.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG