Lidhje

Rusia ngre zyrtarisht akuza ndaj ambjentalistëve


Autoritetet ruse ngritën zyrtarisht akuza për pirateri ndaj shtatë aktivistëve të lëvizjes ambjentaliste Greenpeace, pasi ata u ndaluan gjatë një proteste kundër shpimeve në Arktik.

Aktivistët janë të kombësive të ndryshme: një rus, dy britanikë, një Brazilian një amerikanosuedez dhe një ukrainas. Në se një person shpallet fajtor nën akuzat për pirateri, ligji rus mund ta dënojë deri me 15 vjet burgim.

Të shtatë aktivistët ishin mes 30 aktivistëve të tjerë të arrestuar më 18 shtator në Arktikun rus dhe u mbajtën në qytetin Murmansk, pasi ata u përpoqën të ngjiteshin në një platformë shpimesh për naftë, me pronare kompaninë shtetërore ruse të naftës Gazprom.
XS
SM
MD
LG