Lidhje

Takimi Putin-Rouhani për Sirinë dhe çështjet ekonomike


Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, është takuar me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, për të diskutuar interesat e përbashkëta ekonomike dhe bashkëpunimin në Siri dhe Lindjen e Mesme. Irani dhe Rusia janë mbështetësit kryesorë të presidentit të Sirisë Bashar al-Assad dhe se ndërsa Amerika është tërhequr nga rajoni i trazuar, ifluenca ruse ka vazhduar të rritet.

Presidenti Putin e mirëpriti homologun Rouhani në Kremlin për të diskutuar bashkëpunimin ekonomik dhe politik, përfshi Lindjen e Mesme dhe luftën në Siri.

“Synimi ynë përfundimtar është forcimi i paqes dhe stabilitetit në rajon. Zhvillimi i marrëdhënieve tona nuk është kundër një një pale të tretë”, tha presidenti iranian Hassan Rouhani.

Por analistët thonë se Irani kërkon të sigurojë mbështetjen ruse në rajon, ku Teherani ndjehet i vetmuar. Irina Federova është me Institutin e Studimeve Orientale, RAS.

“Për Rouhanin është e rendësishme marrja e kësaj mbështetje nga Federata Ruse si rezultat i pozitës së tyre në rajon.”

Kjo pozitë u përmirësua pas tërheqjes amerikane nga Lufta në Siri me futjen e Rusisë duke mundësuar që Putin të bëhet lojtari kryesor në Siri.

Gushtin e kaluar, Rusia filloi misionet ajrore nga bazat iraniane pas ofertës së Teheratit në bazë të mbështejtes së përbashkët për udhëheqësin sirian Bashar al-Assad. Moska ka përfituar nga mbështetja ndaj Damaskut, thotë analistja Anna Borshchevskaja me Institutin Uashington për Politikat e Lindjes së Afërme.

“Putini ka përfituar nga boshllëku i krijuar si rezultat i largimit të fuqisë amerikane. Veprimet e Rusisë kanë qënë të qëndrueshme duke përfituar nga kjo situatë.”

Pavarësisht euforisë në rënie, Kremlini ende shpreson për marrëdhënie më të mira Ruso-Amerikane nën Presidentin Trump. Ndërsa zoti Trump kërkon veprime më të rrepta ndaj Iranit.

“Ky problem është trajtuar në median iraniane. Por jam e sigurtë se ata nuk kanë ndonjë shkak të vërtetë apo arsye që të shqetësohen lidhur me këtë”, thotë Irina Federova me Institutin e Studimeve Orientale, RAS. Ngrohja e Rusisë me Izraelin, armiku i betuar i Iranit, po ashtu e shqetëson Teheranin. Ja si shprehet analistja Anna Borshchevskaja me Institutin Uashington për Politikat e Lindjes së Afërme.

“Rusia dhe Irani kanë lënë menjanë dallimet sepse u intereson reduktimi i influencës Perëndimore dhe kryesisht asaj amerikane në Lindjen e Mesme. Ato kanë nevojë për njëra tjetrën dhe do të vënë mënjanë dallimet për një periudhë afatshkurtër në të ardhmen e afërt.”

Udhëheqësi iranian po ashtu do të përfitojë nga nënshkrimi i marrëveshjeve energjitike apo shitjes së armëve me Rusinë, në udhëtimin e tij të fundit jashtë vendit para zgjedhjeve presidenciale të majit në Iran.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG