Hetuesit kanë gjetur kutitë e regjistrimit nga avioni FlyDubai që u rrëzua dje në mëngjes në Rusinë jugore, duke shkaktuar vdekjen e të 62 vetëve në bord.
Kutitë e zeza janë dërguar në Moskë për inspektim. Autoritetet thonë se ato do të kenë informacion për atë që ndodhi në momentet para rrëzimit në aeroportin e qytetit Rostov-on-Don.
Arsyeja e rrëzimit nuk dihet ende, por erërat e forta mund të kenë luajtur një rol të madh në përplasjen vdekjeprurëse.