Lidhje

Rusi: protesta kundër moshës së pensionit


Mijëra vetë protesuan sot në Moskës kundër një propozimi të debatuar të qeverisë për rritjen e moshës së pensionit. Protestës ju bashkua edhe Partia Komuniste. Protesta të ngjashme pati edhe në qytetet Shën Petërburg dhe në Jekaterinburg.

Në fillim të muajit, Dhoma e Ulët e Parlamentit rus miratoi ligjin për rritjen e moshës së pensionit për burrat nga 60, në 65 vjeç, ndërsa për gratë nga 55, në 63 vjeç.

Protestuesit thanë se përbën shqetësim fakti i jetëgjatësisë së shkurtër në Rusi, dhe se njerëzit nuk do të mund të jetonin sa për të marrë pesnionin e qeverisë.

Qeveria argumenton se Rusisë i duhet të ndërmarrë reforma për të fuqizuar ekonominë e vendit.

Ekonomia ruse ka patur pasoja pas sanksioneve të vendosura nga Perëndimi për shkak të aneksimit të Krimesë dhe rënies së çmimit të naftës. Vitin e kaluar prodhimi i përgjithshëm bruto shënoi një rritje prej 1,5 për qindsh.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG