Lidhje

Incident i armatosur në selinë e FSB-së në Moskë


Të paktën një person është vrarë të enjten kur një sulmues i armatosur hapi zjarr në zyrat e Shërbimit Federal rus të Sigurisë (FSB) në Moskë.

Sipas medies ruse, sulmuesi qëlloi në hyrje të ndërtesës Lubyanka, ku ndodhet selia e FSB-së, ndërtesë në të cilën dikur ishte pararendësja e saj KGB.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax tha se sulmuesi, i cili u fsheh në një ndërtesë aty pranë, më pas u qëllua dhe u vra nga shërbimi i sigurimit.

Ministria ruse e Shëndetësisë, u tha medieve ruse se dy pjesëtarë të FSB-së kanë pësuar plagë të rënda gjatë sulmit.

Kanali televiziv rus RT, citoi shërbimet e zbulimit të kenë përshkruar sulmin si një “akt terrorizmi”.

Të shtënat ndodhën pak kohë pasi që presidenti rus Vladimir Putin mbajti konferencën e tij vjetore me gazetarë. Agjencia ruse e lajmeve TASS citoi zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, të ketë thënë se presidenti Putin është njoftuar me incidentin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG