Lidhje

Rusia thotë se do t’i vazhdojë sulmet ajrore


Rusia thotë se do t’i vazhdojë sulmet ajrore ndaj objektivave terroriste në Siri, dhe pse Perëndimi thotë se fushata ajrore ruse ka vënë kryesisht në shënjestër rebelët të cilët kanë mbështetjen e Perëndimit.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre e kanë dënuar fushatën ajrore të Rusisë, duke thënë se Moska po e përdor ofensivën si një mbulesë për të mbështetur qeverinë e Presidentit sirian Bashar al-Assad.

Sekretari britanik i Mbrojtjes tha se vetëm 5 për qind e sulmeve ajrore të Rusisë kanë patur në shënjesëtr esktremistët e ISIS-it dhe se shumica e bombardimeve ruse kanë goditur grupet rebele siriane me mbështetjen e Perëndimit, që kërkojnë largimin nga pushteti të Bashar al-Assadit.

Presidenti Barack Obama thotë se lufta civile siriane nuk do të bëhet një përballje mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, ndërsa të dy vendet ndërmarrin sulme ajrore ndaj grupeve të ndryshme brenda Sirisë.

XS
SM
MD
LG