Lidhje

Rusia dërgon raketa në Siri


Komandanti i forcës ajrore ruse tha sot se ushtria ka dërguar raketa kundër avionëve në Siri, për të mbrojtur avionët rusë që kryejnë sulme ajrore.

Fushtata ajrore e Rusisë po vëzhgohet me kujdes nga faktorë të tjerë që operojnë në rajon, sidomos nga Shtetet e Bashkuara, që udhëheqin koalicionin e vendeve, të cilat prej më tepër se një viti janë duke bombarduar objektivat e militantëve të Shtetit Islamik.

Diplomatë të lartë amerikanë thonë se shumica e sulmeve ajrore ruse në Siri kanë goditur rebelët e moderuar sirianë dhe jo grupin Shteti Islamik.

Diplomatët dhe zyrtarët ushtarakë rusë thonë se sulmet ajrore synojnë të godasin ekstremistët e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG