Lidhje

Rusia, akuza ndaj presidentit turk


Rusia akuzoi sot Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe familjen e tij për përfshirje në tregtinë e paligjshme të naftës me xhihadistët e Shtetit Islamik, duke duke e intensifikuar retorikën në debatet për goditjen nga ana e Ankarasë së një avioni ushtarak rus.

Zëvendës ministri rus i Mbrojtjes, Anatoly Antonof tha sot në Moskë se terroristët në Siri, fitojnë rreth 2 miliardë dollarë në vit nga nxjerrja e paligjshme e naftës, që ata i përdorin për të rekrutuar dhe armatosur terroristët “në gjithë botën”.

Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë të tensionuara që kur u rrëzua avioni javën e kaluar, por akuzat e kundër udhëheqësit turk, janë të parat që e implikojnë zotin Erdogan direkt.

Zoti Erdogan reagoi duke e akuzuar Rusinë për “shpifje”. Ai edhe më parë ka hedhur poshtë akuza të tilla nga Rusia, duke thënë se nëse ato vërtetoheshin, ai do të jepte dorëheqjen.

Akuzat bëhen ndërsa Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se kishte rënë dakord të takonte homologun e tij turk për bisedimet e para direkte që nga incidenti i javës së kaluar.

XS
SM
MD
LG