Lidhje

Rusia do të fillojë bisedime me Ukrainën


Rusia thotë se është e përkushtuar për të zhvilluar bisedime këtë javë me qëllimin për të ndalur dhunën në Ukrainë.

Këshilltari i Presidentit Vladimir Putin, Yuri Ushakov tha se Rusia është e gatshme për një takim tjetër me të ashtu-quajturin “grupi i kontaktit” për Ukrainën lindore.

Anëtarët e “grupit të kontaktit” Rusia, Ukraina, separatistët e mbështetur nga Moska dhe Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë nënshkruan një marrëveshje armëpushimi për Ukrainën lindore më 5 shtator në Minsk të Bjellorusisë.

Agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti njofton se një përfaqësues i së ashtu-quajturës Republika Popullore e Donetskut tha sot se në rendin e ditës do të jenë armëpushimi, e ashtu-quajtura “bllokadë” nga ana e qeverisë e zonave që kontrollohen nga kryengritësit në Ukrainën lindore dhe mundësia për të miratuar një ligj special për këto zona.

XS
SM
MD
LG