Lidhje

Shtëpia e Bardhë mund t’i kthejë Rusisë objektet diplomatike të sekuestruara


Sipas një raporti administrata Trump po konsideron dorëzimin e dy objekteve diplomatike ruse përgjatë bregut lindor amerikan, të cilat u konfiskuan vitin e kaluar.

Administrata e ish presidentit Obama besonte se objektet, njëra në vijën bregdetare të Nju Jorkut dhe tjetra përgjatë bregut lindor të Merilendit, janë përdorur për qëllime zbulimi.

Objektet u boshatisën prej zyrtarëve rusë që punonin në to më 29 dhjetorin e vitit të kaluar, kur ish presidenti Barack Obama vendosi sanksione ndaj Rusinë për rolin e saj të dyshuar për ndikim në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Sipas raportimeve të gazetës“The Washington Post” dhe agjencisë “Reuters” tashmë presidenti Donald Trump po shqyrton vendimin për t'i kthyer Moskës nën administrim dy objektet diplomatike në këmbim të lëshimeve të caktuara nga Rusia.

Sipas disa burimeve të paidentifikuara që citohen në raporte, zyrtarët e administratës Trump kanë folur me Moskën rreth mundësive të kthimit të objekteve, nëse Rusia heq një ngrirje për ndërtimin e një konsullate të SHBA-së në Shën Petersburg dhe ndalon presionin ndaj diplomatëve amerikanë në Rusi.

Marrëveshja është ende në fazat e hershme të saj dhe sipas asaj që R.C. Hammond një ndihmës kryesor i Sekretarit të Shtetit Rex Tillerson, i tha Washington Postit, "SHBA-ja dhe Rusia nuk kanë arritur marrëveshje".

Ndihmësi i Kremlinit Yury Ushakov tha të mërkurën se Rusia mund të përpiqet të marrë përsëri pronat përmes veprimesh ligjore, nëse qeveria amerikane nuk krijon të tjera kushte për trajtimin e çështjes.

Një takimi tjetër i nivelit të lartë mes palëve është në plan të zhvillohet brenda muajit qershor dhe kjo pritet të jetë një nga çështjet kryesore të axhendës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG