Lidhje

SHBA, sanksione ndaj 12 rusëve


Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj 12 rusëve, duke përfshirë ndaj atyre që akuzohen për përfshirje në vdekjen në burg të një avokati rus i cili më 2009 u burgos pasi bëri publika akuzat për një plan masiv rus të mashtrimit me taksat.

Departamenti Amerikan i Shtetit, në një deklaratë të lëshuar dje, i lidhi sanksionet me paraburgosjen, abuzimin në burg dhe vdekjen e avokatit Sergei Magnitsky, i cili vdiq në vitin 2009 në një burg famëkeq të Moskës. Departamenti i Shtetit tha se këtyre individëve u është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara dhe asetet e tyre amerikane janë ngrirë.

Sergei Magnitsky ka punuar si auditor për një firmë me bazë në Londër, Hermitage Capital Investment, kur ai dyshohet se zbuloi një plan mashtrimi të policisë ruse, gangsterëve dhe bankierëve për të marrë nën kontroll tre kompani të firmës Hermitage dhe pastaj ilegalisht të mblidhnin 230 milionë dollarë në rimbursime të taksave.

Pasi i bëri publike dyshimet e tij, Magnitsky u arrestua nën akuzat për evazion fiskal. Me shëndet të dobët nga përvoja e tij e hidhur në burg, ai vdiq në burg në moshën 37 vjeçare, pas 11 muajve në paraburgim pa gjykim.
XS
SM
MD
LG