Lidhje

Gjykatësja Ruth Bader Ginsburg shtrohet në spital


Anëtarja e Gjykatës së Lartë amerikane Ruth Bader Ginsburg është shtruar në spital të enjten, pasi u rrëzua në zyrën e saj një natë më parë, duke thyer tre
brinjë, njoftoi një zëdhënëse e gjykatës.

Pasi u rrëzua, gjykatësja 85-vjeçare kishte shkuar fillimisht në shtëpi, por gjatë gjithë natës kishte pasur probleme.

Të enjten në mëngjes ajo shkoi në spitalin universitar George Washington. Grafitë treguan se kishte thyer tre brinjë në anën të majtë ndaj dhe u mbajt në spital për trajtim të mëtejshëm, tha zëdhënësja Kathy Arberg.

Zonja Ginsburg, e cila shërben në gjykatë që nga viti 1993, është gjykatësja më e moshuar ndër nëntë anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe një nga 4 gjykatësit liberale.

Shumica konservatore e gjykatës u rivendos pak kohë më parë kur Senati amerikan konfirmoi kandidaturën e Presidentin Donald Trump, Brett Kavanaugh pas një procesi që shkaktoi mjaft polemika nisur nga akuzat ndaj tij për sulm seksual. Vetë zoti Kavanaugh e ka mohuar akuzën që daton vitet 1980.

Nëse zonja Ginsburg nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë të shërbejë në gjykatë, ka të ngjarë që zoti Trump të lëvizë me shpejtësi për ta zëvendësuar atë me një konservator, duke e zhvendosur edhe më tej nga e djathta prirjen e gjykatës. Presidenti republikan pritet të shkojë të enjten në gjykatë për një ceremoni zyrtare për zotin Kavanaugh.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG