Në Mal të Zi prej disa vitesh vepron Fondi i Pakicave, i cili mbështet zhvillimin dhe afirmimin e kulturës së pakicave në këtë vend. Fondin e Pakicave e themeloi Qeveria e Malit të Zi dhe cilësohet si i vetmi institucion që mbron identitetin kombëtar, kulturor, gjuhësor dhe fetar të pakicave që jetojnë në Malin e Zi. Në këtë kuadër edhe pakica shqiptare në Malin e Zi përfiton fonde të konsiderueshme në mbrojtjen dhe afirmimin e kulturës kombëtare.