Lidhje

Hetime rreth avionit të Asiana Airlines


Autoritetet amerikane po hetojnë rreth avionit të kompanisë Asiana Airlines me 307 njerëz në bord, i cili u përplas dje gjatë zbritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të San Franciskos, duke shkaktuar vdekjen e të paktën dy vetëve.

Sipas zyrtarëve, mes udhëtarëve në bord, 141 ishin kinezë, 77 koreanojugorë, 61 amerikanë dhe një japonez. Aeroplani ishte nisur nga Shangai dhe kishte bërë një ndalesë në Seul të Koresë së Jugut para se të fluturonte për në San Francisco.

Njoftime të ndryshme thonë se bishti i avionit Boeing 777 takoi në pistë, pastaj avioni u përplas dhe mori flakë. Udhëtarët thanë se deri para se avioni të ulej çdo gjë dukej në rregull, por pastaj ai mori një pjerrësi prej 70 gradësh dhe bishti takoi në tokë. Para incidentit, nga ekuipazhi nuk erdhi ndonjë sinjal alarmi për kontrollorët në tokë.

Zyrtarët thanë se 181 vetë nga të 307 personat në bord u dërguan në spital.

Byroja Federale e Hetimeve tha se nuk ka shenja për ndonjë akt terrorizmi.
XS
SM
MD
LG