Po shtohet numri i senatorëve demokratë që kanë sinjalizuar se do të kundërshtojnë një projekt-ligj për sanksione të reja kundër Iranit, nëse negociatat për të kufizuar programin bërthamor nuk sjellin marrëveshje përfundimtare. Projekt-ligji ka mbështetje në të dyja dhomat e Kongresit, por miratimi i tij shihet si i paarritshëm në Senatin e udhëhequr nga demokratët, ndërkohë që administrata Obama po zhvillon fushatë intensive për të mos vendosur sanksionet për sa kohë që negociatat ndërkombëtare vazhdojnë.
Senatoret Patty Murray dhe Elizabeth Warren janë demokratet e fundit që njoftuan se kundërshtojnë sansione kundër Iranit, siç parashikon një projekt-ligj që po qarkullon në Kongres. Në një letër dërguar elektoratit në shtetin e Uashingtonit, zonja Murray tha “administratës duhet t’i jepet kohë të negociojë një marrëveshje të përgjithshme, me kapacitetin për zbatim” për programin bërthamor të Iranit. Po ashtu, ajo u zotua “të punoj me intensitet për të zbatuar sanksionet” nëse bisedimet dështojnë.
Një zëdhënëse e zonjës Warren tha se senatorja nga Massachusetts “nuk mbështet vendosjen e sanksioneve të reja ndërkohë që vazhdojnë përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje afat-gjatë”.
Projekt-ligji për sanksione ka 16 mbështetës demokratë dhe përkrahje thuajse njëzëri nga republikanët si dhe gëzon mbështetje nga grupe të fuqishme lobiste pro-izraelite. Por 11 kryetarë komisionesh të Senatit, përfshirë zonjën Murray, e kundërshtojnë projekt-ligjin. Ndër demokratët që nënshkruan këtë masë vjet, disa po tërhiqen nga presioni kundër sanksioneve shtesë. Udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Harry Reid nuk është shprehur hapur nëse do ta hedhë në votë projekt-ligjin.
Eksperti William Galston i Institutit Brookings thotë se presioni nga Presidenti Obama duket se po bind një numër ligjvënësish demokratë.
"Shtëpia e Bardhë është e vendosur të parandalojë miratimin e sanksioneve. Administrata beson se dega ekzekutive është negociatorja kryesore në këtë çështje dhe duhet t’i jepet hapësira për të zhvilluar politikën e jashtme”.
Irani thotë se vendosja e sanksioneve të reja do të shkelte marrëveshjet e përkohëshme të vitit të kaluar dhe do të sillte dështimin e negociatave.
Shtëpia e Bardhë ka premtuar t’i vërë veton sanksioneve të reja. Anketat tregojnë se amerikanët i shohin me shqetësim aktivitetet bërthamore të Iranit, por gjithashtu nuk duan hapjen e luftës, duke i dhënë administratës atë që analisti Galston e quan “një dorë kartash” për të luajtur me Kongresin, ndërkohë që vazhdojnë nismat diplomatike. Por nëse negociatat dështojnë, thotë ai, mbështetja për sanksione të reja do të jetë dypartiake dhe masive.