Lidhje

Sarkozi mohon të ketë marrë para nga trashgimtarja e L'Orealit


Sarkozi mohon të ketë marrë para nga trashgimtarja e L'Orealit
Sarkozi mohon të ketë marrë para nga trashgimtarja e L'Orealit

Zyra e Presidentit francez Nikola Sarkozi ka hedhur poshtë një njoftim, sipas të cilit ai kishte marrë para nga gruaja më e pasur e Francës.

Një përfaqësues i zyrës së Presidentit i hodhi sot poshtë si plotësisht të sajuara akuzat se trashëgimtaria e kompanisë së kozmetikës L'Oreal, Liliane Bettencourt kishte kontribuar në mënyrë të paligjshme me fonde për fushatën presidenciale të zotit Sarkozi.

Në një intervistë për faqen elektronike të lajmeve Mediapart, një llogaritare e zonjës Bettencourt thotë se punëdhënësja e saj i kishte dhënë Ministrit të Punës, Eric Woerth një shumë prej 200 mijë dollarësh si dhuratë, në një zarf pa adresë. Shuma ishte futur në një zarf pa emër e adresë dhe do të përdorej për fushatën e zotit Sarkozi në vitin 2007. Në atë kohë Ministri Woerth mbante llogaritë e fushatës së zotit Sarkozi. Ai ka hedhur poshtë akuzat se ka marrë fonde të paligjshme për fushatën.

Llogaritarja ka thënë gjithashtu se Nikola Sarkozi ishte vizitor i rregullt në rezidencën e familjes Bettencourt në vitet 1990, ku sipas saj, ai kishte marrë zarfa me para në kesh, ndërkohë që ishte kryetar bashkie i një qyteti pranë Parisit.

XS
SM
MD
LG