Lidhje

Nicolas Sarkozy kthehet në politikë


Ish presidenti francez Nicolas Sarkozy po rikthehet në politikë duke kandiduar për postin e kryetarit të partisë së tij të qendrës së djathtë, Bashkimi për një Lëvizje Popullore.

Në një intervistë televizive dje, zoti Sarkozy shpjegoi kthimin e tij në politikë duke thënë se Franca është një nga vendet e pakta ku ka një mungesë të tillë shprese.

Ai tha se nuk dëshiron të shohë vendin e tij të dënohet nga prespektiva e një izolimi total për shkak të rritjes së partisë së krahut të djathtë Fronti Kombëtar.

Pritet gjerësisht që zoti Sarkozy të garojë për president në vitin 2017 në se fiton zgjedhjet e muajit të ardhshëm në partinë e tij konservatore.

XS
SM
MD
LG