Lidhje

Lirohet pilotja ukrainase


Pilotja ukrainase, Nadezhda Savchenko, që mbahej e burgosur në Rusi prej gati dy vjetësh u lirua sot.

Pilotja 35 vjeçare mbërriti po sot në Ukrainë. Ajo është liruar në shkëmbim të dy shtetasve rusë që po mbaheshin në burgjet e Ukrainës.

Presidenti Putin tha sot se gratë e dy pliotëve rusë të vrarë në Ukrainë i kishin kërkuar atij ta falte piloten ukrainase. Duke folur në televizionin rus ai tha se shpreson se lirimi i saj do të ndihmojë për të ulur tensionet me Ukrainën.

Në muajin mars një gjykatë ruse dënoi piloten ukrainase Nadezhda Savchenko me 22 vjet burg pasi e shpalli fajtore për bashkëpunim në vrasjen e dy gazetarëve rusë gjatë konfliktit në Ukrainën lindore.

Ajo i kishte mohuar akuzat duke nënvizuar se ishte viktimë e një gjykimi teatral për të poshtëruar Ukrainën.

Savchenko u kap nga kryengritësit pro-rusë në lindje të Ukrainës në qershor të vitit 2014, dhe iu dorëzua Rusisë.

XS
SM
MD
LG