Lidhje

Shkencëtarët përforcojnë një antibiotik të fuqishëm


Shkencëtarët i kanë bërë modifikime një antibiotiku të fuqishëm, të quajtur “vancomycin”, në mënyrë që ai të jetë më i efektshëm ndaj infeksioneve bakteriale që paraqesin rrezik për jetën.

Studjuesit thonë se antibiotiku i fuqishëm mund të eliminojë rrezikun e rezistencës ndaj antibiotikëve në të ardhmen, për shumë vjet me radhë.

Rezistenca ndaj antibiotikëve ndodh kur mikrobet nuk reagojnë më ndaj ilaçeve dhe kjo është bërë një situatë urgjente në shkallë botërore.

Shqetësim të veçantë përbëjnë të ashtuquajturat “super-viruse”, që janë një numër patogjenesh, të cilat pacientët i marrin në spitale dhe mjedise të tjera të shërbimit shëndetësor. Për pacientët që janë operuar, shtohet mundësia për t’u prekur nga infeksionet që merren në spital, që shpesh u rrezikojnë atyre jetën.

Studjuesit në Institutin Kërkimor “The Scripp” në La Jolla të Kalifornisë, e modifikuan vancomycinën e zbuluar 60 vjet më parë, duke patur si synim krijimin e një antibiotiku të fuqishëm për trajtimin e infeksioneve. Ata e kryen modifikimin përmes një ndryshimi të rëndësishëm të strukturës molekulare.

Në një studim të ri të publikuar në revistën mjekësore “Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave”, studjuesit thonë se modifikimi e ka bërë vancomycinën 1,000 herë më të efektshme kundër Enterococcit, që ishte rezistent ndaj ilaçit dhe formave të hershme të këtij mikroorganizmi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG