Lidhje

Siri, “operacion pastrimi” zonës që mbahej nga ISIS-i


Një patrullë e SDF-së pranë Baghuz-it

Forcat Demokratike Siriane (SDF), të cilat mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, po zhvillonjnë të dielën “operacione për pastrimin” e zonës së fundit që kontrollohej nga Shteti Islamik, një ditë pasi shpallën fitoren ndaj kalifatit të vetëshpallur të grupit terrorist.

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që ka luftuar kundër ISIS-it tha se njësitë e SDF-së po punojnë për të identifikuar militantët e mbetur që mund të kenë qëndruar të fshehur në zonë, si dhe për të eliminuar armatimet e mbetura nga ISIS-i.

((https://twitter.com/OIRSpox/status/1109869165064740864 ))

Për disa netë me radhë u zhvilluan bombardime të vazhdueshme ajrore ndaj zonave që kontrolloheshin ende nga ekstremistët në qytetin Baghuzi, në Sirinë verilindore.

Deri në mëngjesin e së shtunës, në zonë shiheshin pamje automjetesh të djegura, kampe të braktisura dhe furnizime të lëna pas nga terroristët dhe familjet e tyre.

Mbi një nga ndërtesat e pakëta të mbetura në këmbë, SDF-ja ngriti flamurin për të festuar kështu fundin e kalifatit të vetëshpallur që shkaktoi terror dhe vdekje në radhët e popullit që zaptoi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG