Lidhje

Shqipëri: Komisioni i Sigurisë miraton me disa ndryshime projektligjin për Shërbimet Sekrete


Shqipëri: Komisioni i Sigurisë miraton me disa ndryshime projektligjin për Shërbimet Sekrete
Shqipëri: Komisioni i Sigurisë miraton me disa ndryshime projektligjin për Shërbimet Sekrete

Në Shqipëri Komisioni i sigurisë miratoi me disa ndryshime projektligjin për Shërbimet sekrete i cili u vu në qendër të kritikave të ashpra nga Shtetet e Bashkuara.

Ndryshimet kryesore konsistojnë në pikën që lidhet me pëlqimin që kryeministri duhet të japë për bashkëpunimin e SHISH me shërbimet e tjera ku ai duhet të shprehet, sipas modifikimit të sotëm, vetëm në parim, apo ndryshimet që lidhen me aktivitetin e kundërzbulimit të shërbimit sekret shqiptar.

Projektligji hasi në një kundërshtim të fortë nga Shtetet e Bashkuara. Sipas ambasadorit amerikan ndryshimet minojnë parimet e profesionalizimit dhe pavarësisë nga ndërhyrjet politike dhe kërkoi rishikimin e tij nga ekspertë ndërkombëtarë.

Ambasada amerikane konfirmoi edhe njoftimet e shtypit për një kërkesës nga zyra e sigurisë e Natos që ligji të merrte më parë pëlqimin e saj. Me vendimin e sotëm të komisionit të sigurisë projekti pritet t'i nënshtrohet diskutimit në seancën e së enjtes.

Opozita sot akuzoi qeverinë se nuk përfill sipas saj shqetësimet e aleatit më të madh të vendit, Shteteve të Bashkuara dhe kryetari socialist Edi Rama i bëri thirrje kryeministrit që ta tërheqë ligjin.

XS
SM
MD
LG