Lidhje

Sekretarja Clinton: Myslimanët kundërshtojnë vrasjen e punonjësve të ndihmave nga talebanët


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton thotë se myslimanët kudo në botë janë bashkuar me popujt e besimeve të tjera për të kundërshtuar vrasjen e 10 anëtarëve të krishterë të ndihmave në Afganistan.

Zonja Clinton tha të henën se FBI do të ndihmojë autoritetet afgane të hetojnë sulmin, të cilin e kanë marrë përsipër talebanët dhe një grup militant. Ajo tha se kjo ngjarje nuk do të pengojë vullnetarët e tjerë apo koalicionin ndërkombëtar në Afganistan që të ndertojnë një të ardhme paqësore, liri dhe stabilitet për të gjithë popullin afgan.

Zyrtarët amerikan thanë se vrasje e një grupi mjekësor prej 10 vetash, gjashtë amerikanë, dy afganë, një britanik dhe një gjerman, është një tjetër shembull i ideologjisë së çmendur të grupeve islamiste.

I dërguari special amerikan për Pakistanin dhe Afganistanin, Richard Holbroke tha se keto vrasje duket se po krijojnë një reagim të madh kundër talebanëve.

XS
SM
MD
LG