Lidhje

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Gejts në Pekin për një vizitë 3-ditëshe


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Gejts në Pekin për një vizitë 3-ditëshe
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Gejts në Pekin për një vizitë 3-ditëshe

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts ndodhet në Pekin për një vizitë 3-ditëshe, që synon përmirësimin e lidhjeve ushtarake mes Kinës dhe Washingtonit. Zoti Gejts do të takohet në Pekin me Presidentin Hu Gjintao dhe me zyrtarë të tjerë.

Ai po ashtu ka në plan të bëjë një përpjekje për ta bindur ushtrinë kineze të vendosë marrëdhënie të qëndrueshme me SHBA, për të parandaluar keqkuptimet që mund të shkaktojë konfrontimi.

Duke folur dje në avion me gazetarët, zoti Gejts shprehu shqetësim lidhur me armatimet e teknologjisë së lartë të Kinës kohët e fundit.

Ai tha se Kina duket që ka arritur përparim më tepër seç mendohej në ndërtimin e avionit të parë luftarak. Ai po ashtu cilësoi shqetësuese përparime të tjera të Kinës në fushën ushtarake, si ndërtimi i një rakete anti-anije.

XS
SM
MD
LG