Lidhje

Sekretari i Mbrojtjes Panetta dënon një video shokuese të marinsave amerikanë


Sekretari i Mbrojtjes Panetta dënon një video shokuese të marinsave amerikanë
Sekretari i Mbrojtjes Panetta dënon një video shokuese të marinsave amerikanë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Panetta dënoi një video ku tregohen marinsa amerikanë duke urinuar mbi trupat e vdekur të luftëtarëve talebanë.

Zoti Panetta tha sot se videoja e publikuar online është krejtësisht për të ardhur keq.

Forcat e sigurisë së Natos në Afganistan dënuan veprimet në video nga një grup i vogël marinsash amerikanë që nuk shërbejnë më në atë vend.

Presidenti afgan Hamid Karzai tha se qeveria është shumë e shqetësuar dhe i quajti veprimet thjesht jo humane.

Pentagoni tha se po heton kushtet e regjistrimit, por nuk ka asrye për të dyshuar vërtetësinë e saj.

Ndërkohë, një zëdhënës i talebanëve tha se ndërsa videoja është shokuese ajo nuk do të dëmtojë negociatat e paqes me Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG