Lidhje

Sekretarja Clinton viziton Bullgarinë për bisedime mbi sigurinë energjitike


Sekretarja Clinton viziton Bullgarinë për bisedime mbi sigurinë energjitike
Sekretarja Clinton viziton Bullgarinë për bisedime mbi sigurinë energjitike

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton mbërriti në Bullgari për bisedime që pritet të përqendrohen tek siguria energjitike.

Gjatë vizitës së shkurtër sot, zonja Clinton pritet të takohet me Presidentin Rosen Plevneliev dhe kryeministrin Boris Borisov.

Kryediplomatja amerikane pritet ta inkurajojë vendin e Evropës Lindore që të zhvillojë burime të reja energjitike dhe të shkëputet nga varësia tek Rusia për furnizim me naftë dhe gaz.

Në takim pritej të diskutohej edhe për Lindjen e Mesme.

Zonja Clinton shkoi në Bullgari nga Mynihu i Gjermanisë, ku ajo mori pjesë dje në një konferencë ndërkombëtare sigurie.

XS
SM
MD
LG