Lidhje

Sekretarja e Shtetit Clinton nxit Indinë të vazhdojë presionin ndaj Iranit


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton përfundoi vizitën në Indi me një diuskutim të gjerë për çështje strategjike të rëndësisë reciproke. Sic njofton nga New Delhi, Kurt Achin, diskutimet përfshinë që nga nafta iraniane e deri tek përpjekjet e Pakistanit kundër terrorizmit.

Sekretarja Clinton vlerësoi sot Indinë për pakësimin gradual të importeve të naftës nga Irani, duke thënë se vendime të tilla e shtojnë ndikimin e komunitetit ndërkombëtar për të ngadalësuar zhvillimin armëve bërthamore nga ana e Teheranit.

“Unë e përshëndes përparimin që po bën India për të pakësuar blerjen e naftës nga Irani dhe shpresoj të shoh përparim në rritje sepse ne nuk besojmë se Irani do të kthehet në tryezën e negociatave nëse nuk ka presion të vazhdueshëm me sanksione ndërkombëtare”.

Duke iu drejtuar medias bashkë me zonjën Clinton në një konferencë të përbashkët për shtyp, Ministri i Jashtëm Indian S.M. Krishna tregoi kujdes që të mos ta quante pakësimin e importit të naftës si një hap ndëshkues kundër Iranit. Ai e karakterizoi këtë lëvizje si vendim mbështetur tek biznesi, nën udhëheqjen e drejtuesve të naftës.

“Duke pasur parasysh kërkesën tonë në rritje, është e natyrshme që ne të rrisim larminë e burimeve të importit të naftës dhe gazit për të plotësuar objektivat e sigurisë energjitike. Në fund të fundit reflekton vendimin që bëjnë rafineritë mbështetur në konsiderata tregëtare, financiare dhe teknike”.

India ka një marrëdhënie komplekse dhe përgjithësisht pozitive me Iranin, mbështetur në shekuj me tipare kulturore, fetare dhe civilizimi të përbashkët. Zoti Krishna e porositi sot politikën e Indisë se Irani ka të drejtën të përdorë energji bërthamore për qëllime paqësore por i kujtoi Iranit që të respektojë detyrimet e Traktatit për Mospërhapje të Materialeve Bërthamore, që të mos bëhet shtet me armë bërthamore.

Sekretarja Clinton ripërsëriti ofertën amerikane për një shpërblim prej 10 milionë dollarësh në këmbim të informacionit që mund të çojë në arrestimin e terroristit të dyshuar pakistanez Hafiz Saeed, për të cilin Uashingtoni thotë se kishte luajtur një rol të rëndësishëm në planifikimin e sulmeve vdekjeprurëse në Mumbai në vitin 2008. Saeed jeton lirisht në Pakistan. Zonja Clinton thotë se populli Pakistanit meriton përpjekje më të forta kundër terrorizmit nga qeveria e tij.

“Ne presim që qeveria pakistaneze të bëjë më shumë. Duhet të marrë masa që territori i tij të mos përdoret për të ndërmarrë sulme terroriste, në çdo territor përfshirë brenda Pakistanit. Populli i Pakistanit duhet të jetë në gjendje të shkojë në treg, apo në xhami, të jetojë jetën e vet dhe në këtë drejtim na duhen përpjekje më të forta dhe të koordinuara”.

Takimi me ministrin e jashtëm indian është një prolog për një forum strategjik që parashikohet të mbahet në Uashington muajin e ardhshëm. Dy vendet priten të rikonfirmojnë partneritetin etyre për stabilitetin në Afganistan pas tërheqjes ushtarake amerikanet në vitin 2014 dhe përpjekjet e përbashkëta kundër terrorizmit.

XS
SM
MD
LG