Lidhje

Sekretarja Klinton: SHBA do të mbështesin të drejtat e grave në demokracitë e reja në Lindjen e Mesme


A protester throws a stone toward riot police during clashes during a two-day general strike against planned austerity measures in Athens, February 10, 2012. (AP)
A protester throws a stone toward riot police during clashes during a two-day general strike against planned austerity measures in Athens, February 10, 2012. (AP)

Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton tha të martën se Shtetet e Bashkuara do të “jenë të vendosura” për fuqizimin e grave, ndërkohë që po formohen demokraci të reja në Lindjen e Mesme. Zonja Klinton foli në një ceremoni për nder të veprimtareve për mbështetjen e çështjeve të grave nga 10 vende, përfshirë edhe presidenten e Kirgistanit Roza Otunbajeva.

Sekretarja Klinton shfrytëzoi rastin, në kuadër të kremtimit amerikan të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, për të njoftuar se administrata e Presidentit Obama do ta bëjë fuqizimin e grave përparësi të politikës në marrëdhëniet e saj me demokracitë e reja në Lindjen e Mesme.

“Gratë në Egjipt dhe Tunizi dhe vendet e tjera kanë të drejtë aq sa burrat të rikrijojnë qeveritë e tyre, t’i bëjnë ato të përgjegjshme e transparente. [APPLAUSE] Shtetet e Bashkuara do të mbështesin në mënyrë të vendosur propozimin që gratë të përfshihen në çfarëdo procesi që zhvillohet.”

Zonja Klinton tha se asnjë qeveri nuk mund të ketë sukses në qoftë se përjashton gjysmën e popullit të vet – pra gratë – nga marrja e vendimeve të rëndësishme.

Sekretarja e Shtetit, së bashku me zonjën e parë Mishelë Obama, drejtoi ceremoninë e pestë të ndarjes së përvitshme të çmimeve “Gratë Guximtare”, për nder të veprimtareve nga e gjithë bota që janë angazhuar për fuqizimin e grave dhe të drejtat e tyre.

Këtë vit, 10 lauretaret përfshijnë kryetaren e parë të shtetit që nderohet me çmim, presidenten kirgize Roza Otunbajeva, për të cilën zonja Klinton tha se ka drejtuar vendin e saj drejt demokracisë vitin e kaluar pas rënies së një regjimi autokratik.

“Ajo vendosi në fillim të ndihmojë për ngritjen e një qeverie të re dhe derisa të hartohej një kushtetutë e re. Dhe kur erdhi koha, pasi mbaruan zgjedhjet, ajo i dorëzoi pushtetin kryeministrit të ri dhe qeverisë. Në këtë mënyrë, ajo u ka dhënë një mësim të çmueshëm demokracive të reja kudo.”

Në fjalimin me rastin e pranimit të çmimit, në emër të të gjitha grave të nderuara në ceremoni, presidentja Otunbajeva tha se demokracia e re e Kirgistanit – e para në rajon – mund të duket kaotike, por që çrregullimet e dukshme janë shumë më të preferueshme se sa rendi i zbatuar nga një diktator.

“Në diktaturë është shumë lehtë të krijosh një pamje artificiale të stabilitetit dhe të harmonisë. Kur ka demokraci, duhet të mësohesh të pranosh shumë zëra, disa prej tyre shumë kritike, disa madje edhe fyes. Nga jashtë, duket sikur je gati për t’u rrëzuar në çdo çast.”

Fitueset e tjera të çmimit përfshinë prokuroren afgane Maria Bashir, gazetaren Henrietë Ékue Ebongo nga Kameruni, avokaten kineze Gjianmei Guo, deputeten hungareze Agnesh Ostolikan, avokaten jordaneze Eva Ebu Halaueh, aktivisten pakistaneze për gratë e zonave rurale Sugra Gulam dhe zëvendës-prokuroren e përgjithshme meksikane Marisela Moráles.

Organizatorja bjelloruse e të rinjve Nasta Palazhanka dhe veprimtarja kubaneze Joani Sançes u ndaluan të marrin pjesë nga qeveritë e vendeve të tyre.

Por zonja e parë Mishelë Obama tha se qeveria kubaneze ka qenë e pafuqishme për të parandaluar përhapjen nëpër internet të shkrimeve të Sançesit dhe se ky lloj guximi është ajo që i bashkon të gjitha zonjat me titull nderi.

“Çdo herë që këto gra flasin, ato frymëzojnë të tjerat për të përdorur zërat e tyre. Guximi i tyre frymëzon të tjerat për të kapërcyer frikën. Dhe kaq shpejt, krijohen rrjete qytetare, të etur për ndryshim. Shpejt bëhet e mundshme të ndryshohen ligjet, të rrëzohen regjimet, të transformohen jetët e njerëzve.”

Zonja Obama tha se disa nga aktivistet e çështjeve të grave mund të mos shohin frytet e punës gjatë jetës së tyre, por se ato punojnë duke ditur se po hapin rrugën për një jetë më të mirë për bijat dhe bijtë e tyre.

XS
SM
MD
LG