Lidhje

Sekretarja Klinton vazhdon turneun në Gjirin Persik me një vizitë në Katar


Sekretarja Klinton vazhdon turneun në Gjirin Persik me një vizitë në Katar
Sekretarja Klinton vazhdon turneun në Gjirin Persik me një vizitë në Katar

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Klinton po e vazhdon turneun e saj në Gjirin Persik me një vizitë në Katar, ku ka në plan të diskutojë çështjet rajonale me ministrat e jashtëm të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik.

Më herët gjatë ditës së sotme, sekretarja Klinton u takua me Sulltanin Kabu të Omanit në kryeqytetin e vendit, Muskat, për të nderuar 40 vjetorin e ardhjes së tij në pushtet.

Dje Sekretarja e Shtetit vizitoi Jemenin, ku u takua me presidentin Ali Abdullah Saleh dhe përsëriti se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara të punojnë së bashku me autoritetet në Sana për të luftuar terrorizmin.

Sekretarja Klinton është sekretarja e parë e Shtetit që ka vizituar atë vend në 20 vjet.

Gjatë një konference të përbashkët shtypi me zotin Saleh, zonja Klinton tha se Shtetet e Bashkuara dhe Jemeni përballen me një kërcënim të përbashkët që vjen nga Al-Kaida dhe militantë tjerë. Ajo tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara t’i japin ndihmë ekonomike Jemenit.

XS
SM
MD
LG