Lidhje

Selanik, takimi BE-Ballkani perëndimor


Rikonfirmohet mbështetja për perspektivën europiane të rajonit

Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit europian dhe ata të Ballkanit perëndimor u takuan sot në Selanik të Greqisë për të rikonfirmuar mbështetjen ndaj perspektivës europiane të rajonit

Mbledhja u zhvillua me nismën e Greqisë, vendi i cili ka presidencën e radhës së Bashkimit europian. 11 vjet më parë, po në Selanik u hodhën bazat e procesit të zgjerimit të BE-së edhe me vendet e Ballkanit. “Deklarata e atëhershme e Selanikut nënvizonte qartë se e ardhmja e Ballkanit është në Bashkimin europian dhe kjo perspektivë është nënvizuar në vazhdimësi”, u shpreh komisioneri per Zgjerimin Stefan Fyle.

Një angazhim i qartë në mbështetje të procesit të integrimit të rajonit, u dha nga ministrja italiane e Jashtme Federica Mogherini, vendi i së cilës do të ketë presidencën e radhës në 6 mujorin e dytë të vitit. “Italia do të punojë që për Ballkanin të ketë hapa konkret dhe të shpejtë përpara. Stabiliteti, paqja dhe zhvillimi ekonomik i rajonit është në interesin tonë. Për Italinë kjo është e qartë, për vende të tjera anëtare mund të mos jetë plotësisht. Por gjatë presidencës sonë do të punojmë që të jetë një prioritet për të gjithë BE-në” deklaroi Mogherini.

Deri në vitin 2020 Be parashikon të japë afër 1 miliard euro për rajonin e Ballkanit perëndimor në mbështetje të projekteve të zhvillimit të infrastrukturës.
XS
SM
MD
LG