Lidhje

Sem Hjuston, një figurë e veçantë e historisë amerikane


Sem Hjuston, një figurë e veçantë e historisë amerikane
Sem Hjuston, një figurë e veçantë e historisë amerikane

Sam Houston është një nga figurat e veçanta të historisë amerikane. Ai ka qenë guvernator i dy shteteve, ka lënë gjurmë në skenën kombëtare dhe emri i tij gjithmonë lidhet me Teksasin, shtetin që ai ndihmoi të krijohej 175 vite më parë, dhe me luftën civile amerikane që filloi në vitin 1861. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Greg Flaukus shkoi në Huntsville të Teksasit nga ku pregatiti një reportazh mbi këtë figurë historike, i cili njihej edhe si Semi i Madh sepse ishte dy metra i gjatë

Sam Houston ende qëndron i lartë në këtë truall që ai e donte. Më shumë se 20 metra e lartë, kjo shtatore prej betoni dhe fibre e Sam Houstonit në Huntinsville është statuja më e mëdhe e ngritur për një hero amerikan. Disa kilometra më larg, Muzeu Përkujtimor Sam Houston përmban shumë relike të Sam Houstonit që i njeh vizitorët me trashëgiminë e tij. Drejtori i muzeut Patrick Nolan thotë se arritjet e Sam Houstonit janë mbresëlënëse.

“Ai është njeriu i vetëm në historinë tonë i cili ishte presidenti i një vendi të pavarur, guvernator i dy shteteve, Tenesi dhe Teksas, senator i Shteteve të Bashkuara dhe komandant e gjeneral në një luftë të suksesshme”.

Houston kishte vuajtje personale dhe vështirësi politike në vitin 1832 kur iu bashkua kolonëve amerikanë të Teksasitnë atë që atëherë ishte terrior i Meksikës Nolan thotë se ky ishte fillim i ri për Sam Houstonin.

“Ideja për një fillim të ri, pra ideja e fillimit të një karriere të re ishte e mundur në Teksas”.

Në prill të vitit 1836, Sam Houston udhëhoqi kryengritësit e Teksasit në fitoren kundër një ushtrie më të madhe meksikane në betejën e San Jacintos. Në një ri-inskenim të betejës, në lindje të qytetit që mban emrin e tij, Houston përsëri ishte hero i ditës. Në vitin 1861, Houston u detyrua të largohej nga ndërtesa e guvernatorit në Austin dhe doli në pension duke u kthyer në fermën e tij në Huntsville. Njeriu i cili luftoi për ta bërë Teksasin pjesë të Shteteve të Bashkuara nuk pranoi t’u bashkohej shteteve jugore të kondederatës në luftën kundër veriut që luftonte për ruajtjen e bashkimit të vendit, thotë Nolan.

“Ai nuk pranoi për të mbështetur forcat e konfederatës. Për atë ishte më mirë të largohej nga posti i guvernatorit të Teksasit sesa të mbështeste konfederatën”.

Sam Houston vdiq në shtëpinë e tij në Huntsville në korrik të vitit 1863, dy vjet para përfundimit të luftës civile. Në qytetin Conroe, biografi James Haley vizitoi një park të ri që ka janë vendosur 13 flamujtë që lidhen me historinë e Teksasit. Zoti Haley thotë se Sam Houston ishte shqetësim për shumë amerikanë të jugut sepse, megjithëse mbante skllevër - pasi ashtu ishte koha -, ai i paguante ata për punët shtesë që bënin dhe ishte kundër zgjerimit të skllavërisë.

“Çdo vit ai udhëtonte në Ohajo, Pensilvani, New York e deri në New England për të mbajtur fjalime rreth pikëpamjeve të tij kundër skllavërisë. Dhe kjo ishte e vetmja mënyrë sepse në shtetet jugore pro-skllavërisë, ai nuk kishte mbështetje”.

Houston e kishte parashikuar me saktësi afrimin e Luftës Civile që në vitin 1854.

“Jugu do të mbulohet nga tymi dhe rrënojat, dhe atëherë Veriu do t’a kuptojë se ka arritur mnjë fitore të madhe. Por, sipas Sam Houstonit, Veriu do të paguaj një çmim për këtë, pasi lufta do të shkaktojë shumë viktima, shkruante Houston afro 10 vjet para se të shpërthente lufta civile amerikane”.

Një javë pas dorëzimit të ushtrisë së Konfederatës, me 14 prill 1865, presidenti Abraham Lincoln u vra. James Haley thotë se para se të vdiste, Sam Houston i liroi të gjithë skllevërit që mbante në pronën e tij. Paratë që Houstoni u dha ndihmuan disa prej tyre të arsimoheshin dhe të krijonin biznese të suksesshme. Ai gjithashtu mbrojti të drejtat e hispanikëve dhe indianëve të Amerikës, me të cilët ai kishte jetuar për një kohë të shkurtër.

Sam Houston ende vazhdon të frymëzojë njerëzit dhe trashëgimia e tij në Teksas mbetet e fuqishme.

XS
SM
MD
LG